Vdes këngëtari pejan Eduard Meraku, i njohur si Edi King - Gazeta Express
string(55) "vdes-kengetari-pejan-eduard-meraku-i-njohur-si-edi-king"

Vdes këngëtari pejan Eduard Meraku, i njohur si Edi King

Lajme

Gazeta Express

13/01/2022 19:24

Pasditen e sotme ka vdekur këngëtari i njohur pejan Eduard Meraku, i njohur si Edi King.

I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Lexo Edhe:

Lajmi për vdekjen e tij, konfirmohet nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit. Sipas tyre, Edi King padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore.

Ai ishte edhe njëri ndër themeluesit e rock-grupit kosovar Seleksioni 039 të njohur për hitet e tyre në vitet e 80-ta dhe 90-ta.