“Tuanzebe u largua nga Aston villa shkaku i rivalitetit të Gerardit me United” - Gazeta Express
string(76) "tuanzebe-u-largua-nga-aston-villa-shkaku-i-rivalitetit-te-gerardit-me-united"

Futboll

Gazeta Express

10/01/2022 21:51

“Tuanzebe u largua nga Aston villa shkaku i rivalitetit të Gerardit me United”

Futboll

Gazeta Express

10/01/2022 21:51

Rivali i vjetër mes Liverpool-United mund të këtë ndikuar që ai mos të luajë për Aston Villan

Agjenti i mbrojtësit të Manchester United, Axel Tuanzebe ka thënë se ardhja e Steven Gerrard në Aston Villa detyroi klientin e tij që ta ndërprejë në mes huazimin në klubin e Birmingham.

Tuanzebe u kthye në Old Trafford në fillim të janarit dhe tashmë ka siguruar një kalim tjetër të shkurt.

24 vjeçari do të luajë në formacionin e Napolit për pjesën tjetër të sezonit dhe shpreson që të këtë më shumë minuta të luajtur se sa i dha ish legjenda e Liverpoolit.

“Axel është shumë i ngazëllyer për të filluar një kapitull të ri në karrierën si futbollist, duke luajtur jashtë dhe për një klub me shumë histori pas dhe fansat të cilët e adhurojnë futbollin”, tha Dimitri Tuanzebe, vëllai i lojtarit dhe agjenti për ESPN.

“Axel nuk vendosi për t’u larguar derisa u bë shumë e qartë që ai nuk ishte një zgjedhje për mbrojtjen e klubit dhe Napoli kishte një ofertë tunduese”.

“Kam shumë emocione të përziera kur është puna e qëndrimit të Axel në Villa. Ai ishte i pëlqyer nga fansat pasi që ka kontribuar shumë për suksesin e klubit në Championship, ku ai ishte njëri prej lojtarëve kryesor që e ndihmoi Villan të kthehet në Premier Ligë”.

“Megjithatë, pas ardhjes se Steven Gerard në Villa Park, duket se rivaliteti i tij me United erdhi në shprehje. Për të shmangur dyshimet, Axel ishte shumë i hapur për të qëndruar në Villa, ai i donte fansat, jetën në Bimingham, por ai po ashtu ka një karierë që ai mendon ta ndërtojë duke treguar potencialin e tij të plot ku ka mundësi të luajë”. /GazetaExpress/