“Don’t’ Look Up” filmi i tretë më i shikuari në Netflix - Gazeta Express
string(51) "dont-look-up-filmi-i-trete-me-i-shikuari-ne-netflix"

“Don’t’ Look Up” filmi i tretë më i shikuari në Netflix

Arte

Gazeta Express

07/01/2022 0:35

Filmi “Don’t Look Up” me protagonist Leonardo DiCaprio e Jennifer Lawrence, është bërë filmi i tretë më i shikuari në Netflix.

Çdo fundjavë Netflix publikon listën me filmat e shfaqjet televizive më të popullarizuara, bazuar në orët që janë shikuar gjatë javës së fundit.

Lexo Edhe:

Iu deshën vetëm dhjetë ditë për të debutuar në këtë platformë digjitale të filmave, me 263.32 milionë orë vetëm në dhjetë ditë, transmeton rtv21.tv

Lista e filmave më të shikuar të Netflix bazohet në 28 ditëshin e fundit, kështu që filmi mund të shënojë shifra të tjera më të larta, gjë që e bën ende më të popullarizuar.

Në top 5 të filmave më të shikuar janë si rënditen më poshtë:

Red Notice – 364.02 milionë orë

Bird Box – 282.02 milionë orë

Don’t Look Up – 263.32 milionë orë

Extraction – 231.34 milionë orë

The Irishman – 214.57 milionë orë.