Menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në “Don Bosko” ka rrëfyer për mediat atentatin që ndodhi pasditen e djeshme.
Ai tha se viktima Erion Çela ishte së bashkë me gruan shtatzënë, e cila ishte larguar vetëm pak minuta përpara se të zbraznin kallashin atentatorët. Menaxheri u shpreh se nga stafi i lokalit nuk ka asnjë të lënduar.
“Unë kam qenë te lokali brenda. Ka ardhur një makinë “C-Class” kanë qëlluar drejt lokalit, tavolinës ku ishin ulur. Kanë qenë 5 persona, më parë kanë qenë me gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë ikën gratë dhe erdhën disa të tjerë që qëlluan drejt tyre.
Ata ishin ulur të pjesa përballë. Në lokal nuk kanë pasur probleme. Ishin klientë të përhershëm. Nga stafi nuk është dëmtuar asnjë. 19-vjeçari i plagosur ka qenë klient. Erdhi ambulanca pas gati 30 minutash, edhe pse “Ushtaraku” është këtu ngjitur. Ne na erdhi papritur” tha ai.
Bilanci i atentatit në Tiranë
Viktima
Erion Çela
Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...