string(54) "turqia-leshon-dronet-mbi-greqi-dhe-nis-ushtaret-me-not"

Lajme

Gazeta Express

03/01/2022 18:29

Turqia lëshon dronët mbi Greqi dhe “nis” ushtarët me not

Lajme

Gazeta Express

03/01/2022 18:29

Nga Greqia kanë njoftuar se Turqia pasditen e sotme ka lëshuar një dron në ishujt e Egjeut, konkretisht mbi Nisyros.

Kjo është hera e parë që Ankaraja lëshon dronë mbi territorin grek.

Por nuk ka mjaftuar vetëm kjo për të nxehur akoma më shumë situatën mes dy vendeve.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar ka publikuar një video që pasqyron një hartë me plazhet turke dhe ishullin grek Kastelorizo ​​ku thekson se është vetëm 1950 metra larg dhe tregon studentët e akademisë turke që hidhen në det, ndërsa kërcënon se “mund të arrijnë atje (te ishulli) duke notuar”.