32 vjeçari qëllon me pistoletë 23 vjeçaren në hotel në Sukth dhe largohet - Gazeta Express
string(73) "32-vjecari-qellon-me-pistolete-23-vjecaren-ne-hotel-ne-sukth-dhe-largohet"

Shqiperi

Gazeta Express

03/01/2022 10:42

32 vjeçari qëllon me pistoletë 23 vjeçaren në hotel në Sukth dhe largohet

Shqiperi

Gazeta Express

03/01/2022 10:42

Një vajzë 23 vjeçe nga Durrësi ka mbetur e plagosur mëngjesin e sotëm në një hotel në zonën e Sukthit. Autori, sipas Policisë, është një 32 vjeçar, i cili e ka qëlluar vajzën e re me pistoletë brenda në dhomën e hotelit dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krhein zonën për kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale. Vajza 23 vjeçe mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20,  në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç,  banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje  dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Shtetit, ndërkohë që motivi i ngjarjes është ende i paqartë.