string(65) "karantine-per-820-persona-ne-gjermani-qe-festuan-ne-nje-diskoteke"

Lajme

Gazeta Express

30/12/2021 9:12

Karantinë për 820 persona në Gjermani që festuan në një diskotekë

Lajme

Gazeta Express

30/12/2021 9:12

820 persona që kishin festuar në një diskotekë në Henstedt-Ulzburg të Gjermanisë në natën e Krishtlindjes, duhet të izolohen.

Lajmi është konfirmuar nga autoritet në Schleswig-Holstein.

Arsyeja për këtë është se së paku te njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv me variantin Omicron të koronavirusit, raporton Bild. 

Izolimit do t’i nënshtrohet edhe ata që ishin të vaksinuar apo që kanë kaluar koronavirusin.

Në diskotekën në fjalë personat kishin festuar pa maska dhe po ashtu pa e mbajtur distancën.

622 persona kishin blerë bileta online dhe ata janë informuar nëpërmjet emailit. Ndërsa po bëhet përpjekje për t’u gjetur 200 të tjerë të cilët kishin blerë biletat në diskotekë në mbrëmje.