Amir Rrahmani, nga një “objekt misterioz” në shtyllë të mbrojtjes së Napolit - Gazeta Express
string(73) "amir-rrahmani-nga-nje-objekt-misterioz-ne-shtylle-te-mbrojtjes-se-napolit"

Futboll

Gazeta Express

21/12/2021 13:49

Amir Rrahmani, nga një “objekt misterioz” në shtyllë të mbrojtjes së Napolit

Futboll

Gazeta Express

21/12/2021 13:49

Amir Rrahmani është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Napolit.

Futbollisti kosovar e ka rrëmbyer zemrën e napolitanëve me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme.

Ai e konfirmoi formën solide edhe ndaj Milanit, ku ishte i pakalueshëm për dy gjigantët Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud.

Me këtë rast, ai u përfshi edhe në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Por, nëse kthehemi një vit prapa, Rrahmani ishte një objekt misterioz, shkruajnë mediat italiane.

Nën drejtimin e trajnerit Gennaro Gattuso, ai ishte rezervist i rregullt, përcjell “Gazeta Express”.

Por, çka ka ndryshuar tash me Spalletin? “Arsyeja është e vetme: po luaj më shumë”, ka qenë i shkurtër kapiteni i ekipit kombëtar të Kosovës.

Trajneri Luciano Spalletti ishte çelës i suksesit për Rrahmanin.

Italiani ia ka dhënë rastin futbollistit kosovar dhe ky i fundit nuk e dëshpëroi asnjëherë.

Me Kalidou Koulibalyn ai këtë sezon e përbën një dyshe të pathyeshme në mbrojtje.

27 vjeçari po bën paraqitje të niveleve të larta dhe trajneri Spalletti pas ndeshjes së madhe me Milanin e ka konsideruar atë një gjigant, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo pasi Rrahmani ka shfaqur gjithmonë siguri dhe paraqitjet e tij po shkojnë duke u përmirësuar.

Ai i ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon, respektivisht 1.598 minuta të luajtur.

Ndër të tjera, i ka realizuar edhe dy gola në fanellën e Napolit.

Rrahmani është pjesë mjaft e rëndësishme edhe në Kombëtaren e Kosovës. /Gazeta Express/