“ E ngre zërin se dua”/ Debate të forta në Komisionin e financave për “buxhetin 2022” - Gazeta Express
string(79) "e-ngre-zerin-se-dua-debate-te-forta-ne-komisionin-e-financave-per-buxhetin-2022"

Shqiperi

Gazeta Express

16/12/2021 18:09

“ E ngre zërin se dua”/ Debate të forta në Komisionin e financave për “buxhetin 2022”

Shqiperi

Gazeta Express

16/12/2021 18:09

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po diskuton “Buxhetin 2022” projektligji i cili është kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Ilir Meta.

Gjatë fjalës këshilltari i presidentit, Petraq Milo solli në vëmendje si është përkeqësuar borxhi ndër vite, ndërsa menjëherë ndërhyn Erion Braçe i cili i ndërpret fjalën. Deputeti socialist me zë të lartë tha se janë shifra të pavërteta që thuhen pa logjikë nga përfaqësuesi i presidentit.

Debati, Petraq Milo – Erion Braçe:
Petraq Milo: Në periudhën 2000-2021 produktiviteti i borxhit është përkeqësuar, nëse 2000-2005 për cdo 100 lekë të marrë borxh prodhimi është zgjeruar në 193 lekë, ndërsa në periudhën 2005-2013 për cdo 100 lekë prodhimi është zgjeruar në 128 lekë. Dhe për vitin 2013-2021, 8 vitet në vazhdim për cdo 100 lekë të marrë borxh prodhimi është zgjeruar 84 lekë

Brace: Nuk ka logjikë fare shifrat që po thua…

Petraq Milo: Ka mundësi mos më ndërprit. Mos ma ngri zërin mua.

Brace: E ngre zërin sa të dua unë, ka ligj këtu dhe e ngre zërin sa të dua.

Petraq Milo: Mos më bën numra mua, skam ardhur këtu unë që të dëgjoj ty!