Merkel thotë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti - Gazeta Express
string(58) "merkel-thote-se-vaksinimi-do-te-jete-obligativ-nga-shkurti"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2021 15:01

Merkel thotë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti

Lajme

Gazeta Express

02/12/2021 15:01

Korrespondenti i televizionit Sky News për Evropë, Adam Parsons, ka raportuar se kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se vaksinimi do të jetë obligativ nga shkurti i vitit të ardhshëm.

Gazetari ka raportuar nga konferenca për medie e udhëheqësve gjermanë, të cilët diskutuan për masat e mëtejme kundër pandemisë në kohën kur ekonomia më e fuqishme evropiane po përballet me valën e katërt të infeksioneve.

Qeveria gjermane do të vendosë edhe kufizime të reja rreth kontakteve sociale për të pavaksinuarit. Mediet lokale po i përshkruajnë masat si “izolim për të pavaksinuarit”.

Gazeta Express më herët të enjten raportoi se gjermanët mund të përballen me masa të reja, sidomos ata që nuk janë vaksinuar.

Për ata që e njohin gjuhën gjermane, konferencën për gazetarë të udhëheqësve të Gjermanisë mund ta ndiqni drejtpërdrejt duke klikuar KËTU.