E bombarduar nga
mijëra kometa e meteorë, pamje spektakolare të Hënës që nuk i keni parë kurrë
Me syrin e lirë shohim
një Hënë të ‘butë’. Por në fakt ajo nuk është ashtu. Në miliona vite ajo është
bombarduar nga mijëra kometa e meteorër duke mbrojtur ‘nënën’ e saj Tokë. Fotot
e reja mahnitëse ofrojnë pamjet më të qarta të sipërfaqes së thyer të hënës,
duke zbuluar çdo pjesë në detaje të pabesueshme.
Fotografitë e
zgjeruara tregojnë çdo mal, krater dhe shpellë në peizazhin hënor – duke e bërë
hënën më të aksesueshme për syrin e njeriut se kurrë më parë.
Ato janë marrë nga
fotografi Andrew McCarthy, i njohur më mirë për ndjekësit e tij në Instagram si
@cosmic_background, i cili krijoi me kujdes efektin unik duke përdorur 200,000
imazhe të veçanta.
Ai përdori të dhënat e lartësisë të siguruara nga NASA dhe softueri 3D për të treguar ndryshimet midis relievit hënor dhe malësive hënore.