Olluri: Kamerat e mbajnë mend Albin Kurtin t’u ju servilu Isa Mustafës - Gazeta Express
string(61) "kamerat-e-mbajne-mend-albin-kurtin-tu-ju-servilu-isa-mustafes"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 21:37

Olluri: Kamerat e mbajnë mend Albin Kurtin t’u ju servilu Isa Mustafës

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 21:37

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po zhvillohet debat mes panelistëve lidhur me opozitën, vendimet e Qeverisë dhe vizitën e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Avokati Tomë Gashi foli për Assocacionin e Komunave Serbe, duke thënë se ‘Albin Kurti edhe me qenë Shën Albin Kurti nuk mundet me i përmirësu këto dëme që i kanë bërë’.

Lexo Edhe:

Lidhur më këtë, reagoi gazetari Parim Ollurti duke thënë se ‘kamerat e mbajnë mend Albin Kurtin t’u ju servilu Isa Mustafës’.

“Kamerat e mbajnë mend Albin Kurti duke ju servilu zotëri Zajednicës, Isa Mustafës….Edhe Albin Kurti ka qenë kryeministër me bekimin e Isa Mustafës që ka qenë njerit kryesor të  Zajednicës”.

Ndërsa, Gashi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta nënshkruante ‘Zajednicën’ në asnjë formë.

“O Albin Kurti qiky që e njohim na nuk ta nënshkruan Zajdenicën, as në këtë formë as në atë formë”.