Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, në Alsat M ka deklaruar se kjo tragjedi i tejkalon të gjitha dimenzionet e çdo tragjedie. Ai tha se kjo që ndodhi në Bullgari nuk mund të kalojë aq lehtë dhe se do tra resetojë gjithë sistemin publik transportues.
Osmani shtoi se dje ka patur takim me katër prokurorë bullgarë dhe në bisedë me ta, hedhen poshtë të gjitha spekulimet se në autobus ka patur mjete piroteknike apo tuba me naftë apo benzinë.
Ministri i cili personalisht meret me tragjedinë në rrugën “Struma”, tha se shtatë personat që kanë mbijetuar janë në gjendje stabile dhe dy prej tyre do të kthehen nesër.
Të tjerët siç njofton Osmani, duhet të presin edhe ca ditë përshkak se janë operuar. Sipas ministrit, edhe në këtë rast shteti do të kryejë transport të organizuar në harxhim të vete.//Zhurnal.mk
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...