Çuçi prezanton marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: Në kufi do të ketë vetëm një sportel - Gazeta Express
string(87) "cuci-prezanton-marreveshjen-me-maqedonine-e-veriut-ne-kufi-do-te-kete-vetem-nje-sportel"

Çuçi prezanton marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: Në kufi do të ketë vetëm një sportel

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2021 13:25

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në Kuvend i ka kërkuar deputetëve të votojnë amendamentin që përfshin marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut sa i përket pikave të kontrollit doganor.

Ministri tha se në gjashtë pikat e kontrollit kufitar që na lidhin me fqinjin do të ketë vetëm një sportel kontrolli.

Lexo Edhe:

Çuçi:”Siç ju e lajmëruat zonja kryetare janë dy marrëveshje që po diskutohen dhe marrëveshja e dytë që po ratifikohet sot mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me ngritjen e përbashkët të pikës së kalimit kufitar. Është një marrëveshje që lehtëson kalimin e shtetasve midis dy vendeve, po ashtu të mallrave dhe shërbimeve. Njëherësh përmirëson kushtet për një kontroll më inteligjent të pikave të kalimit kufitar duke is jell pranë standardeve të Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje është iniciuar dhe bashkërenduar midis palëve duke marrë parasysh fluksin e shtuar të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve.

Është një marrëveshje kuadër për të gjitha pikat e kalimit që ne kemi me Maqedoninë e Veriut. Krijon bazat në parim për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë. Do të thotë që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të kalimit për në Maqedoninë e Veriut do të ketë një sportel kontroll. Janë 6 pika të kalimit kufitar ku do të ushtrohet kjo marrëveshje, Vathë, Qafë-Thanë, Xhepisht-Trebisht, Tushemisht, Liqeni i Pogradecit dhe Goricë.

Marrëveshja është e bazuar dhe në marrëveshje që ne kemi edhe me vende të tjera dhe është e përgatitur me konsultimin e misionit PAMECA në vendin tonë”