Kjo mund të jetë maca më e vjetër në Botë - Gazeta Express
string(41) "kjo-mund-te-jete-maca-me-e-vjeter-ne-bote"

Kjo mund të jetë maca më e vjetër në Botë

Fun

Gazeta Express

23/11/2021 22:44

Një mace në Oregon së shpejti mund ta merr titullin e rekordit botëror Guinness pasi pronarët e saj zbuluan se ajo është dy vjet më e vjetër se macja aktuale e njohur si macja më e vjetër e gjallë në botë.

Charly Briggs of Turner tha që miqtë i sugjeruan të kontaktonte me Guinness për të parë nëse macja e saj, Samm, mund të ishte macja më e vjetër në botë në moshën 26 vjeçare.

“E pyeta Guinness-in dhe ata thanë: “Macja më e vjetër e gjallë që kemi në rekord tani është 24 vjeç”, tha Briggs për KPTV, transmeton Klan Kosova. “Unë thash: Si? Çfarë? Ajo është më e vjetër se 24. Më dukej sikur sapo isha e çmendur. Më pas po ua dërgoja lajmin miqve të mi në rrjetet sociale, duke i thënë: “Djema, ajo mund ta bëjë,  ajo mund të fitojë”.

Briggs tha se Samm ishte një mace endacake kur ajo e adoptoi në Memphis në vitin 2002, por veterineri i tani e ka konfirmuar se është 26-vjeçe dhe me shëndet të mirë.

Briggs shtoi se ajo është në proces të dorëzimit të provave të duhura në Guinness për njohjen zyrtare të Samm.

Guinness rendit macen më të vjetër ndonjëherë si Creme Puff, një mace e Teksasit që jetoi 38 vjet e 3 ditë.