Ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës - Gazeta Express
string(62) "ratifikohen-dy-marreveshje-nderkombetare-ne-kuvendin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2021 11:05

Ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

19/11/2021 11:05

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

Për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kanë votuar 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa, për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”, kanë votuar gjithsej 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ratifikimi i këtyre marrëveshje është mbështetur edhe nga opozita. /Express/