Anila Aliu fiton “Golden Classical Music Awards” në New York - Gazeta Express
string(58) "anila-aliu-fiton-golden-classical-music-awards-ne-new-york"

Anila Aliu fiton “Golden Classical Music Awards” në New York

Arte

Gazeta Express

12/11/2021 19:35

Pianistja Anila Aliu, ka fituar çmimin e parë në garat ndërkombëtare “Golden Classical Music Awards”, ku performoi në një ndër sallat prestigjioze në botë, “Carnegie Hall”, në New York.

Në një bisedë për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21, ajo u shpreh se ëshë shumë e lumtur që e arriti këtë sukses duke thënë se këtë çmim e ka pritur pasi që gjatë gjithë kohës ka punuar.

Lexo Edhe:

Anila Aliu tutje tregoi se është duke u përgatitur për koncertet e saj në Evropë, të cilat do t’i fillojë nga 7 dhjetori.