I mori vajzën dhe kishte nisur jetë të re me anglezen, shqiptarja qëllon ish-burrin 68-vjeç (Emri+Foto) - Gazeta Express
string(99) "i-mori-vajzen-dhe-kishte-nisur-jete-te-re-me-anglezen-shqiptarja-qellon-ish-burrin-68-vjec-emrifoto"

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2021 17:42

I mori vajzën dhe kishte nisur jetë të re me anglezen, shqiptarja qëllon ish-burrin 68-vjeç (Emri+Foto)

Shqiperi

Gazeta Express

11/11/2021 17:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua ka qëlluar me armë zjarri ndaj ish-bashkëshortit të saj duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në prani të vajzës së tyre 13-vjeçare. Autorja mësohet se është shtetasja shqiptare Klodiana Celo Pavlidou, e cila u arrestua në mënyrë të menjëhershme nga policia. I lënduari është një 68-vjeçar me profesion okulist.

Ngjarja ndodhi jashtë shtëpisë së 68-vjeçarit, teksa ai po kthehej në banesë pasi kishte marrë vajzën 13-vjeçe nga shkolla.

Mediat greke bëjnë me dije se gruaja shqiptare ka pasur mosmarrëveshje të gjata ligjore me ish-bashkëshortin në lidhje me kujdestarinë e vajzës, të cilën e kishte fituar ky i fundit.

68-vjeçari kishte krijuar një familje të re me një grua angleze si dhe me vajzën që kishte me nga martesa me shqiptaren.