Kaq mund të shitet kompjuteri i parë Apple - Gazeta Express
string(42) "kaq-mund-te-shitet-kompjuteri-i-pare-apple"

AutoTech

Gazeta Express

09/11/2021 23:18

Kaq mund të shitet kompjuteri i parë Apple

AutoTech

Gazeta Express

09/11/2021 23:18

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai do të dalë në shitje në një ankand dhe pritet të shitet deri në 600,000 dollarë.

Kompjuteri 45-vjeçar është një nga vetëm 200 që Steve Wozniak dhe Steve Jobs testuan dhe projektuan së bashku me Patty Jobs dhe Daniel Kottke në shtëpinë e Jobs në Los Altos.

Lexo Edhe:

Ai konsiderohet si një “i shenjtë” për koleksionistët e teknologjisë së vjetër.

“Kjo e bën vërtet emocionuese për shumë njerëz”, tha Corey Cohen, një ekspert i Apple-1, për Los Angeles Times.

John Moran Auctioneers do të nxjerrë në ankand kompjuterin të martën me oferta që fillojnë nga 200,000 dollarë.

Ndërkohë që shtëpia e ankandeve me qendër në Kaliforni vlerëson se do të shitet nga 400,000 deri në 600,000 dollarë.

Ndryshe, në vitin 2014, një shtëpi ankandi në Nju Jork shiti një njësi Apple-1 për 905,000 dollarë.