Qeni besnik nuk ndahet nga varri i pronarit të ndjerë - Gazeta Express
string(53) "qeni-besnik-nuk-ndahet-nga-varri-i-pronarit-te-ndjere"

Fun

Gazeta Express

05/11/2021 22:19

Qeni besnik nuk ndahet nga varri i pronarit të ndjerë

Fun

Gazeta Express

05/11/2021 22:19

Që kur pronari i tij i moshuar vdiq javën e kaluar në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, një qen besnik ka vizituar rregullisht varrin e tij, raporton Anadolu Agency.

Ömer Güven, i cili ishte 92 vjeç kur vdiq, e adoptoi Feron 11 vjet më parë kur ai ishte një qen endacak.

Lexo Edhe:

Nusja e pronarit, Fatma Güven, tha se vjehrri i saj dhe qeni gëzonin një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Ajo tha se që nga dita e varrimit të pronarit të tij, Fero insistoi të qëndronte pranë banesës së fundit të plakut.

“Ndonjëherë ka fqinjë që e shohin Feron duke shkuar në varrezë pa ne”, tha ajo.

“Edhe kur u varros, qeni u ul pikërisht mbi varr”, shtoi Güven.