Një foto e një mesazhi që një kosovar i ka dërguar këngëtarit të famshëm, Zayn Malik, është bërë virale nëpër rrjete sociale, shkruan Express.
Ai i është drejtuar me një mesazh në Instagram këngëtarit që numëron plot 42 milionë ndjekës, duke i treguar se fotoja e tij gjendet në pothuajse secilin lokal të berberëve në vend.
“Vllaqko a din që je n’zid te qdo berber shqiptar”, ka qenë mesazhi që ka shkruar ai.
Fotoja është shpërndarë shumë nëpër rrjete sociale dhe ka marrë shumë komente./Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...