Një minutë ju duhet që t’i lironi hundët e bllokuara
Keshilla Mjekësore
Gazeta Express
03/11/2021 20:51
Një metodë shumë e lehtë dhe efikase.
Tani sapo ka hyrë periudha e gripit dhe një
nga simptomat më të bezdisura janë dhe hundët e bllokuara.
Sipas virozës së stinës bllokimi i tyre zgjat
edhe pasi temperatura është larguar. Nëse për ju nuk ka funksionuar asgjë apo
asnjë ilaç ndoshta kjo mënyrë do t’ju ndihmojë:
Vendosni napa të ngrohta tek
hunda: Merrni një napë ose top pambuku dhe ngroheni.
Vendoseni mbi hundë, kujdes temperatura duhet
të jetë e përshtatshme aq sa ta durojë lëkura.
Nxehtësia shkrin mukuset e ngurta. Pas këtij veprimi lani hundën me ujë të ngrohtë dhe kripë.