Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, mbrëmë rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë identifikuar një automjet (furgon), si të dyshuar për kontrabandim me mallra.
Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
“Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:
Kamagra 19X50x7,
Daleron 25x8x500,
Kalcium 6x40x50+40x40x50,
Testosterone118x5x10,
Clenbutero l94x5x100,
Lunata 5x12x10,
Sintrom 1000 x20,
Lexilium 22x10x30,
Sulfaspalim 98×50,
Vitamin A+D3 120×50,
Cutirox 470×50,
Ketanol 200×10,
Salbutamol 198x10x60,
Volsulfleks 59×30+28×60,
Karopelidol 150×25,
Klindamicin 141×16,
Alvotadin 20 – Sirup,
Deprozel 40×20,
Stugeran 300×50,
Andol 49×20,
Oikomid 305×60,
Hepathrumbin –H 50×10 +50Mast,
Torecan 110×50″, njofton policia, transmeton Express.