Tensionet në Bosnje e Hercegovinë, të dielën në Sarajevë zbarkon emisari amerikan - Gazeta Express
string(80) "tensionet-ne-bosnje-e-hercegovine-te-dielen-ne-sarajeve-zbarkon-emisari-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

02/11/2021 18:51

Tensionet në Bosnje e Hercegovinë, të dielën në Sarajevë zbarkon emisari amerikan

Lajme

Gazeta Express

02/11/2021 18:51

Emisari i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zbarkojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan Express.

Klix.ba ka konfirmuar se Escobar do të zhvillojë takime me disa nga liderët në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo vizitë e Escobar pritet të vijë pas seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB që do të mbahet lidhur me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, seancë e cila me shumë mundësi do të zhvillohet nesër.

Gjithashtu, Escobar pritet të sjellë një numër të propozimeve drejt politikanëve atje, për të zhbllokuar krizën dhe të pamundësojë kolapsin e institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Bosnja dhe Hercegovina është zhytur në një krizë të thellë si rezultat i lëvizjeve të anëtarit serb të Presidencës, Milorad Dodik./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement