Raportohet për 18 të vrarë gjatë lutjeve të mëngjesit në një xhami të Nigerisë - Gazeta Express
string(78) "raportohet-per-18-te-vrare-gjate-lutjeve-te-mengjesit-ne-nje-xhami-te-nigerise"

Raportohet për 18 të vrarë gjatë lutjeve të mëngjesit në një xhami të Nigerisë

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 11:11

Persona të armatosur në motoçikleta vranë së paku 18 persona në një xhami në veri të Nigerisë, i thanë të hënën agjencisë “Reuters” dy banorë.

Banorët thanë se sulmuesit arritën në komunitetin Maza-Kuka të qeverisë lokale të Mashegu-s rreth orës 5 të mëngjesit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ata erdhën dhe u futën drejt në xhami dhe qëlluan në drejtim të besimtarëve pa kursyer askënd”, tha banori Abdulganiyu Hassan.

Sipas tij, personat e armatosur rrëmbyen dhjetë njerëz. Bello Ayuba, banor tjetër dhe dëshmitar, tha se së paku 20 persona janë plagosur.

Një zëdhënës i policisë shtetërore të Nigerisë nuk iu përgjigj menjëherë thirrjeve për të dhënë një koment.

Banditët e armatosur që kërkojnë para kanë rrëmbyer ose vrarë qindra njerëz në veriperëndim të Nigerisë këtë vit, por zyrtarët lokalë kanë thënë gjithashtu se grupi militant “Boko Haram” ka marrë nën kontroll disa komunitete në rajonin Niger, duke u ofruar të holla fshatarëve dhe duke i bërë pjesë të forcave të veta për të luftuar kundër qeverisë.