string(49) "pamje-te-bukura-te-rashices-me-familje-nga-londra"

Rozë

Gazeta Express

25/10/2021 18:03

Pamje të bukura të Rashicës me familje nga Londra

Rozë

Gazeta Express

25/10/2021 18:03

Futbollisti kosovar, Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera janë ndër çiftet më simpatike, të cilët janë aktivë për fansat e tyre të shumtë.

Si Miloti, ashtu edhe Belkizi po publikojnë pamje mjaft të bukura në rrjete sociale, ku po marrin pëlqime dhe komente të shumta.

E kur jemi te rrjetet sociale, sot bashkëshortja e futbollistit të njohur publikoi në Instagram katër imazhe tejet të bukura, në të cilat shihet e lumtur pranë njerëzve më të dashur.

Kujtojmë që, Milot Rashica dhe Belkiz Kera janë të martuar dhe së bashku kanë dy djemë./21Media