Ndërron jetë kreu i grupit kriminal të Lazaratit, ishte liruar nga burgu para një jave - Gazeta Express
string(85) "nderron-jete-kreu-i-grupit-kriminal-te-lazaratit-ishte-liruar-nga-burgu-para-nje-jave"

Shqiperi

Gazeta Express

20/10/2021 12:14

Ndërron jetë kreu i grupit kriminal të Lazaratit, ishte liruar nga burgu para një jave

Shqiperi

Gazeta Express

20/10/2021 12:14

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, Gate Mahmutaj, i njohur si kreu i grupit kriminal të zjarrit gjatë operacionit të shkatërrimit të parcelave me drogë në fshatin Lazarat. Mahmutaj ishte dërguar në spital pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Por vetëm një javë më parë ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit. Fillimisht ai u transportua në spitalin e burgut, por më pas mjekët urdhëruan nxjerrjen e tij nga ky spital, pasi nuk kishte më shpresa për jetën.

Në 18 janar 2016, Gjykata e Lartë dënoi me 18 vite burg Razip (Gate) Mahmutaj dhe 9 persona të tjerë. Për shkak se pranoi akuzat ndaj tij, Mahmutaj përfitoi dënim të shkurtuar dhe do të vuante vetëm 12 vite burg.

Mbi Gate Mahmutjan dhe të dënuarit e tjerë, rëndonin akuzat për sulm ndaj policisë, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për prodhim dhe mbajtje narkotikësh si dhe për kundërshtim të efektivëve të policisë.

Grupi i zjarrit që sipas Gjykatës drejtohej nga Gate Mahmutaj, sulmoi Forcat Speciale RENEA me armë dhe për pasojë humbi jetën Dëshmori i Atdheut Ibrahim Basha.