Një grup kangurësh është parë në qytetin Canberra të Australisë përderisa banorët po detyrohen të izolohen shkaku i masave të rrepta të autoriteteve kundër përhapjes së koronavirusit.
Në aplikacionin TikTok janë publikuar pamje nga shtatori, ku tre kangurë shihen duke kërcyer nëpër rrugët e kryeqytetit australian, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
@umairrehmat Kangaroo ? Canberra Civic Center ??#australia #kangaroo
♬ All TikTok Mashup (JVKE – Upside Down) – JVKE ?
“Pushtimi i kangurëve. Kangurët janë jashtë më shumë se njerëzit vendës për momentin”, shkroi një komentues. Një tjetër shkroi: “Kjo është gjë e bukur, lërini të kënaqen përderisa është qetë.”
Një komentues bëri shaka rreth komunikacionit, duke thënë: “Të paktën ata po ndalen para shenjës “stop”.