Vesa Luma për Çun Lajçin: Si ka mundësi që shteti nuk ka respekt për artistët - Gazeta Express
string(76) "vesa-luma-per-cun-lajcin-si-ka-mundesi-qe-shteti-nuk-ka-respekt-per-artistet"

Rozë

Gazeta Express

12/10/2021 16:02

Vesa Luma për Çun Lajçin: Si ka mundësi që shteti nuk ka respekt për artistët

Rozë

Gazeta Express

12/10/2021 16:02

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë reagimet e saj kur është fjala për disa çështje e njerëz.

E njëjta së fundmi ka bërë një reagim për aktorin dhe autorin e disa librave, Çun Lajçin.

Biondja në një postim të ndarë në InstaStory e ka vlerësuar lartë figurën e aktorit duke thënë se si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët e tillë.

“Gjithë jetën ia kushton artit, teatrit, skenës, librave dhe në fund…”.

“Si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët e sidomos për një gjeneratë të tillë që kanë dhënë aq shumë për këtë vend. Çun Lajçi”, kanë qenë fjalët e saj.

Luma ndërkaq këtë kohë po qëndron në Kosovë pas një mungese të gjatë për shkak të situatës që u krijua me COVID-19. Ajo prej vitesh është zhvendosur me familjen e saj në Zelandë të Re. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement