Bekim Balaj po lufton me kohën, Kombëtarja mbyll përgatitjet në Durrës - Gazeta Express
string(69) "kombetarja-mbyll-pergatitjet-ne-durres-bekim-balaj-po-lufton-me-kohen"

Sport

Gazeta Express

07/10/2021 23:00

Bekim Balaj po lufton me kohën, Kombëtarja mbyll përgatitjet në Durrës

Sport

Gazeta Express

07/10/2021 23:00

Mes optimizmit dhe përqendrimit, Kombëtarja Shqiptare ka mbyllur përgatitjet në kompleksin Tropikal në Durrës këtë të enjte, para nisjes për Budapest, ku do të zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Bekim Balaj ishte i vetmi futbollist që nuk ishte nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja, për shkak të një problemi muskulor në kofshë. Stafi teknik dhe ai mjekësor do të vlerësojnë gjendjen e shkodranit, për të vendosur më pas nëse do të aktivizohet në takimin e kësaj të shtune.

Tekniku italian është përqendruar kryesisht tek ana teknike si dhe tek ushtrimet fizike.

Skuadra kuqezi udhëton të premten drejt Hungarisë, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore në stadiumi “Puskash Arena”, impiantin ku dhe do të luhet ndeshja e Grupit I.

Skuadra hugareze pret Shqipërinë pa praninë e tifozëve pas vendimit të FIFA-s, për shkak të thirrjeve raciste në takimin Hungari-Angli.

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshjet e para, duke u renditur në vendin e dytë. /SS/