Serbi i bën thirrje shtetit të tij që t'i kërkojë falje Kosovës - Gazeta Express
string(62) "serbi-i-ben-thirrje-shtetit-te-tij-qe-ti-kerkoje-falje-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2021 14:08

Serbi i bën thirrje shtetit të tij që t’i kërkojë falje Kosovës

Lajme

Gazeta Express

01/10/2021 14:08

Prishtina është bërë shtëpia e tij e dytë, prej kohësh. Tomislav Lulzim Perusic nuk ka hezituar asnjëherë të dalw në media dhe të flasw për jetën e tij e dashamirësinë që ka për shqiptarët.

Gazetare: Aurora Amerllahu

Ai i përcjell të gjitha zhvillimet, e për më tepër ato që kanë të bëjnë me raportet Kosovë-Serbi. Me po kaq interes të madh po i përcjell edhe ngjarjet e fundit në veri. Deklaron se po e irriton ajo se çfarë po bëjnë serbët.

Sipas tij, që të arrihet një marrëveshje mes këtyre dy shteteve, nuk duhet ndihma e Amerikës apo dikujt tjetër. Shton se Serbia duhet t’i kërkoj falje Kosovës.

Tomislavi studion Albanologjinë. Tregon se shpesh has në reagime të ashpra kur serbët e dëgjojnë duke folur në gjuhën shqipe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement