"Hakmarrëse, cinike e nepotiste", Gjergj Dedaj ka një kërkesë për deputetët lidhur me presidenten Osmani - Gazeta Express
string(100) "hakmarrese-cinike-e-nepotiste-gjergj-dedaj-ka-nje-kerkese-per-deputetet-lidhur-me-presidenten-osmani"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2021 12:06

“Hakmarrëse, cinike e nepotiste”, Gjergj Dedaj ka një kërkesë për deputetët lidhur me presidenten Osmani

Lajme

Gazeta Express

30/09/2021 12:06

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, ka kërkuar që të hiqet nga institucionet publike fotografia e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dedaj ka thënë se Osmani , “eshte nje presidente karrieriste negative, urren kundershtaret politik, hakmarrese dhe perçarese, klanore dhe nepotiste, cinike, magalomane dhe si e tille ajo eshte duke demtuar unitetin dhe imazhin e Kosoves”.

“Presidentja apo presidenti i Republiks se Kosoves, me Kushtetuten e Kosoves, duhet te jete apolitik, i paanshem, faktor uniteti, ne sherbim te interesit te shtetit dhe jo te nje subjekti apo klani te caktuar politik, gardian i Kushtetutes dhe sundimit te ligjit, luftes kunder nepotizmit, mbrojtes i partneritetit amerikano-europian, promovues i integrimit euro-atlantik, i barazise etnike, fetare, gjinore dhe politike, vlera dhe norma te cilat fare nuk i posedon dhe promovon Vjosa Osmani!”, ka shkruar Dedaj./Express

Postimi i tij i plotë:

Kerkese publike per debat, drejtuar deputeteve te Kuvendit te Kosoves!

Te hiqet fotografia e Vjosa Osmanit nga institucionet publike!

Ajo ne vend te unitetit kushtetues, eshte figura me perçarese politike!

Grupet parlamentare te Kuvendit te Republikes se Kosoves, do duhej te debatonin  nje çeshtje mjaft sensitive, te dobishme per vendin dhe ne harmoni me Kushtetuten e Republikes se Kosoves.

Presidentja apo presidenti i Republiks se Kosoves, me Kushtetuten e Kosoves, duhet te jete apolitik, i paanshem, faktor uniteti, ne sherbim te interesit te shtetit dhe jo te nje subjekti apo klani te caktuar politik, gardian i Kushtetutes dhe sundimit te ligjit, luftes kunder nepotizmit, mbrojtes i partneritetit amerikano-europian, promovues i integrimit euro-atlantik, i barazise etnike, fetare, gjinore dhe politike, vlera dhe norma te cilat fare nuk i posedon dhe promovon Vjosa Osmani!

Vjosa Osmani, eshte nje presidente karrieriste negative, urren kundershtaret politik, hakmarrese dhe perçarese, klanore dhe nepotiste, cinike, magalomane dhe si e tille ajo eshte duke demtuar unitetin dhe imazhin e Kosoves!

Duke filluar nga Vjosa Osmani dhe ne te ardhmen, do duhej te mendohej qe Kuvendi i Kosoves te rregullonte me ligj, qe ne institucionet publike te Republikes se Kosoves, te vendoset nje figure i/ e cila i reziston kohes, rrethanave dhe imazhit te Kosoves europiane, siq eshte p.sh.Gjergj Kastrioti apo Nena Tereze!

GjD