Fytyra tregon nëse keni nivele të larta kolesteroli në trup - Gazeta Express
string(59) "fytyra-tregon-nese-keni-nivele-te-larta-kolesteroli-ne-trup"

Fytyra tregon nëse keni nivele të larta kolesteroli në trup

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/09/2021 0:19

Nëse dëshironi që t’i shmangni sëmundjet e zemrës, ta mbani nivelin e kolesterolit nën kontroll është zgjidhja më e mirë. Edhe pse kolesteroli i lartë zakonisht nuk ka simptoma, një “ndryshim” radikal që  ndodh në fytyrën tuaj është shenjë treguese

Kolesteroli i lartë kemi atëherë kur kemi shumë substanca të yndyrshme në gjakun tonë. Nëse keni shumë kolesterol në trup kjo rrit rrezikun për të bllokuar arteriet e juaja. Ky ndërlikim shkakton sulm në zemër dhe probleme të tjera kardiovaskulare.

Lexo Edhe:

Për shkak të mungesës së simptomave, nevojitet një test në gjak që konfirmon kolesterolin e lartë.

Megjithatë, trupi herë pas herë mund të jep shenja paralajmëruese, disa prej të cilave paraqiten në sytë tonë.

Një shenjë paralajmëruese paraqitet në një rreth të bardh rreth bebëzës së syrit tuaj.

Sipas Allegro Optical “ju mund ta shikoni një unazë të bardh rreth skajit të jashtë të retinës së juaj, por ngjyra mund të ndryshojë nëse bebëza e juaj mund të këtë njolla”.

“Unaza e bardhë quhet hark dhe mund të shfaqet edhe pa praninë e kolesterolit të lartë”, vazhdon të thotë kjo klinikë.

Allegro Optical, thotë se një hark i tillë mund të paraqitet edhe si proces i plakjes së syrit, por çdokush, pavarësisht moshës, ky hark mund të shfaqet nga nivelet e larta të kolesterolit.

“Gjatë një testi të syve, optometristët do të studiojnë sipërfaqen e përparme të syrit që përfshinë retinën e juaj”, transmeton GazetaExpress.

Është e rëndësishme të theksohet që treguesi më i besueshëm për nivele të larta të kolesterolit e që ju duhet të bëni një test të gjakut.

“Mjeku i juaj mund të sugjerojë për të bërë një test nëse ata mendojnë se niveli i kolesterolit është i lartë”, shpjegon NHS.

Sipas mjekëve, kjo mund të jetë edhe për shkak të moshës tuaj, peshës apo ndonjë gjendje tjetër shëndetësore si tensioni i lartë i gjakut apo diabeti.

Nëse kolesteroli konfirmohet, do të ju kërkohet që të ndryshoni mënyrën e stilit të jetës, sidomos dietës, për të ulur këtë nivel.

Ka disa ushqime të cilat janë pjesë e një diete të shëndetshme, të cilat ju ndihmojnë për të ulur kolesterolin.

Ndërprerja e yndyrave të ngopura duhet të zëvendësohet me yndyra të pangopura që është mënyra më e mirë për të ulur kolesterolin, thonë nga OJQ Heart e Britanisë.

Shumë ushqime përmbajnë yndyra të ngopura, sidomos mishra të kafshëve si mishi i lopës, gjalpi dhe produktet e qumështit dhe ushqimet që bëhen më ta, të tilla si ëmbëlsirat dhe biskotat.

Ato gjenden edhe në disa produkte bimore si vaji i kokosit dhe vaji i palmës.

Në vend të kësaj, ju duhet të zgjidhni ushqimet më përzierje të vajrave me origjinë shtazore si; vaj peshku, arrat dhe farërat, këshillon Heart.

“Kur dilni të blini, kontrolloni etiketat e produkteve për të parë sa yndyrë përmbajnë ato dhe sa duhet të konsumoni ju në baza ditore”, thonë ata.

“Shikoni yndyrën e plotë dhe yndyrën e shtuar. Yndyra e ngopur zakonisht shkruhet si “yndyra sat” apo “saturates”.

Ju po ashtu duhet të zgjidhni:

Ushqime që kanë më shumë yndyrë të pangopur se të ngopur

Merrni ushqime që janë të gjelbra apo yndyra të ngopura

Disa ushqime që janë të pasura me yndyrë si vaji i peshkut, arrat, vajrat dhe lakrat mund të jenë të kuqe shkaku i yndyrës së ngopur. Kjo është në rregull për shkak se këto ushqime përmbajnë më shumë yndyra të shëndetshme të pangopura. /GazetaExpress/