Të gjithë gishtin kah Depay, Pique me duart në kokë – si i humbi këto mundësi! - Gazeta Express
string(76) "te-gjithe-gishtin-kah-depay-pique-me-duart-ne-koke-si-i-humbi-keto-mundesi-2"

Futboll

Gazeta Express

24/09/2021 10:00

Të gjithë gishtin kah Depay, Pique me duart në kokë – si i humbi këto mundësi!

Futboll

Gazeta Express

24/09/2021 10:00

Memphis Depay është vërshuar nga kritikat.

Sulmuesi i ri holandez mund t’ia kishte fituar tri pikë të arta Barcelonës kundër Cadiz, nëse veç pak do të ishte treguar finalizues më i mirë.

Ai kishte disa mundësi të mira shënimi gjatë gjithë ndeshjes, veçohen në minutat 51’ dhe në fund krejt, në atë të 94’, por Depay nuk shënoi dhe Pique, i cili ia pasoi topin, thjesht s’mund ta besonte për këtë mundësi të artë të humbur.

Në fund, Barça mori vetëm një pikë duke barazuar 0-0 me Cadizin dhe pas pesë ndeshjeve në La Liga, tashmë regjistron dy fitore dhe tri barazime, ka grumbulluar nëntë pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë në renditje. /Gazeta Express/