Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë do të parashtrojë kallëzim për 53-vjeçarin N.K. nga Tetova, pronar i kalit që ditën e djeshme vraponte në korsi të kundërt në autostradën Shkup-Tetovë.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, ndërkaq është dashur të intervenojë policia për të shmangur ndonjë aksident.
“Në drejtimin nga kryqëzimi për Bërvenicë në mbikalimin Treboshki, në drejtim të kundërt, pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka qarkulluar një kalë me karrocë. Kali u kap dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Rrugore në Tetovë. Pronari N.K. (53) nga Tetova është identifikua shpejt dhe është ftuar për bisedë informative”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.
tag_katrorimaqedoni_2
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...