Ditë më parë u bënë virale fotografitë ku shihej regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, teksa Polica e Kosovës ia largonte targat. Ai foli sot në “#Gjesi” për gjithë këtë zhvillim.
#GJESI
Tha se policët u sollën tepër mirë, por ajo që e ka shqetësuar shumë kanë qenë komentet dhe sharjet nëpër rrjete sociale.
Foli më shumë edhe për targat që barte dhe gjithë këtë rrëfim mund ta dëgjoni në linkun më poshtë.