Prishtina me kolona edhe në ditën botërore pa makina - Gazeta Express
string(52) "prishtina-me-kolona-edhe-ne-diten-boterore-pa-makina"

Prishtina me kolona edhe në ditën botërore pa makina

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 22:58


Të mërkurën është shënuar “Dita Ndërkombëtare pa Makina” kur bëhet thirrje për shmangien e përdorimit të veturave, por në Prishtinë as sot nuk munguan kolonat.

Gazetar: Fidan Zejnullahu

Lexo Edhe:

Një pamje e tillë me shumë vetura, u pa edhe të mërkurën në kryeqytet.

Madje, kolonat në Prishtinë, nuk munguan as në Ditën Ndërkombëtare pa vetura.

Por dikush, po sugjeron, që të shmanget përdorimi i veturave.

Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës së bashku me Komunën e Prishtinës, të mërkurën shënuan Ditën Ndërkombëtare pa Makina.

Për këtë, ata sollën edhe dhjetëra biçikleta.

Madje kjo ditë, po cilësohet si nga më të rëndësishmet.

E shkarkimi i rrugëve të Prishtinës nga veturat, duket se është në planin edhe të kandidatëve për kryetar të Prishtinës.

Ndryshe, Dita Botërore e Lëvizjes pa makina, për herë të parë u shënua në vitin 1988 në Paris.