Krimi në familje trondit Divjakën, burri vret gruan dhe veten - Gazeta Express
string(60) "krimi-ne-familje-trondit-divjaken-burri-vret-gruan-dhe-veten"

Krimi në familje trondit Divjakën, burri vret gruan dhe veten

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2021 19:00

Krimi në familje trondit Divjakën.

Një 58-vjeçar me inicialet H. Rr. banues në fshatin Babunjë ka vrarë gruan me iniciale F. Rr., 45-vjeçe me armë gjahu dhe më pas në kushte të rënda psikologjike, ka kthyer armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.

Lexo Edhe:

Krimi ka ndodhur në banesë, dyshohet pas një sherri në familje. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.