Arsenali siç duket është këndellur. “Topçinjtë” kanë shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Burnleyt.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 30-të, kur Odegaard realizoi, shkruan Gazeta Express.
Ai ekzekutoi në mënyrë të përkryer goditjen e lirë, duke e lënë pa gjasa portierin kundërshtar.
Kështu, Arsenali arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, teksa ngjitet në vendin e 12-të me gjashtë pikë pas pesë xhirove.
Në anën tjetër, Burnley mbetet i 19-ti me vetëm një pikë. /Gazeta Express/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...