Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Premierligë.
Golin e parë për vendasit e realizoi Sadio Mane në minutën e 43-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Goli i dytë erdhi tek në minutën e 78-të. Ishte Salah i cili realizoi pas asistimit të Virgil van Dijk.
Krejt në fund, në minutën e 90-të, Naby Keita realizoi edhe golin e tretë për vendasit.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e parë.
Në anën tjetër, Crystal Palace zhvendoset në pozitën e 13-të me pesë pikë. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...