Kurti mban një takim "miqësor" me Lajçakun përpara se të niset për në Shkup - Gazeta Express
string(73) "kurti-mban-nje-takim-miqesor-me-lajcakun-perpara-se-te-niset-per-ne-shkup"

Kurti mban një takim “miqësor” me Lajçakun përpara se të niset për në Shkup

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 20:03

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një takim, siç po e quan ai, miqësor me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, pas mbarimit të vizitës tre-ditore të këtij të fundit në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Kurti me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, duke thënë se ia afirmoi këtij të fundit përspektivën evropiane të vendit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Pas takimit tonë të mërkurën, këtë të pasdite pata një takim miqësor me Miroslav Lajçak përpara nisjes për në Shkup. Ia riafirmova atij angazhimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe përspektivë të përbashkët evropiane të vendit”, shkroi kryeministri.

Përgjatë takimit të së mërkurës, është diskutuar për mbarëvajtjen dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk janë dhanë detaje të tjera. /Gazeta Express/