Haradinaj: AAK ka vendosur ta kufizojë fushatën në 5 ditë - Gazeta Express
string(56) "haradinaj-aak-ka-vendosur-ta-kufizoje-fushaten-ne-5-dite"

Haradinaj: AAK ka vendosur ta kufizojë fushatën në 5 ditë

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 13:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka vendosur që fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit ta kufizojë në 5 ditë, raporton Express

Haradinaj ka shkruar në Facebook se AAK gjatë pesë ditëve të fushatës do t’i respektojë kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lexo Edhe:

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Po ashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit. Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu pati bërë thirrje partive politike për pajtim rreth çështjes së shkurtimit të fushatës zgjedhore.

Pas kësaj, partitë politike u takuan me Presidenten Vjosa Osmani, ku u diskutua rreth shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Aty, nuk pati pajtim për shtyrje të datës së zgjedhjeve, derisa pas takimit me Presidenten, partitë politike deklaruan se janë pro shkurtimit të fushatës zgjedhore./GazetaExpress/