OBSH e prerë: Doza e tretë nuk duhet dhënë ende, pa u imunizuar vendet e pazhvilluara - Gazeta Express
string(83) "obsh-e-prere-doza-e-trete-nuk-duhet-dhene-ende-pa-u-imunizuar-vendet-e-pazhvilluara"

OBSH e prerë: Doza e tretë nuk duhet dhënë ende, pa u imunizuar vendet e pazhvilluara

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:33

“Nuk është e drejtë t’i japësh dozën e tretë të vaksinës kundër covid njerëzve të shëndetshëm”, kjo është deklarata e lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Sipas rrjetit amerikan “CNBC”, “në disa vende, shkalla e mbulimit të vaksinimit është vetëm 2% dhe shumica e këtyre vendeve janë në Afrikë”, theksoi drejtori i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lexo Edhe:

Doza e tretë e vaksinës covid ka filluar tashmë të jepet në Shtetet e Bashkuara, ku gati 54% e popullsisë është vaksinuar plotësisht me dy doza.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 1.8 milion doza janë siguruar tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka bërë thirrje përsëri vendeve të pasura që të ndalojnë dhënien e dozës së tretë të vaksinës covid me shpresën se më shumë vaksina do të jenë në dispozicion për vendet e varfra, në mënyrë që të bëhet edhe atje imunizimi i qytetarëve./TCh/