Bekim Jashari njofton për vdekjen e një 16-vjeçareje dhe veteranit të UÇK-së - Gazeta Express
string(76) "bekim-jashari-njofton-per-vdekjen-e-nje-16-vjecareje-dhe-veteranit-te-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 11:08

Bekim Jashari njofton për vdekjen e një 16-vjeçareje dhe veteranit të UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 11:08

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, njofton se qyteti që ai udhëheq sot është zgjuar me dy lajme të hidhura. Bëhet fjalë për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16-vjeçares Vesa Bajrami.

“Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne. Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë”, shkruan Jashari, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Postimi i tij i plotë:

Qyteti ynë sot u zgjua nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të dy qytetarëve të mrekullueshëm, veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16 vjeçares Vesa Bajrami.

Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne.

Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë.

Në emër të komunës dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami dhe Koca, për këtë humbje të madhe.

Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës Marigonë e Musa!