Pse e tradhtojmë veten - Gazeta Express
string(22) "pse-e-tradhtojme-veten"

Pse e tradhtojmë veten

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

06/09/2021 13:43

Ne mund të vendosim qëllimin për të parë se si po e trajtojmë veten në baza ditore, në mënyrë që të bëjmë ndryshime në marrëdhënien tonë me veten dhe të hedhim poshtë modelet e tradhtisë ndaj vetes që kemi adoptuar gjatë viteve

Brikena Krasniqi Hoti

Dashurinë qysh në fëmijëri e marrim në formë të kushtëzuar. Ne nuk jemi mësuar ta marrim dashurinë dhe kujdesin thjeshtë për atë se kush jemi, por për atë se kush duhet të bëhemi. Sepse ne frikësohemi nga braktisja, refuzimi, kriticizmi ose dënimi që marrim nëse i shfaqim dhe mbrojmë ndjenjat, mendimet dhe nevojat tona të vërteta.

Kjo nënkupton që ne jemi të shkëputur nga vetja jonë reale, nga bota jonë e brendshme. Nuk e kemi të zvilluar aftësinë për ta njohur veten, për të besuar tek vetja dhe për t’i dal zot vetes kur e shfaqim veten tonë reale tek tjerët.

Sepse ne nuk arrijmë të jemi ai/ajo që duam të jemi, por bëhemi ai/ajo që të tjerët duan dhe presin që ne të jemi.

Tradhëtia ndaj vetes është një formë e reagimit ndaj traumave të fëmijërisë. Qysh në vitin e parë të jetës, në jemi mësuar dhe kushtëzuar që dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen e marrim vetëm atëherë kur e meritojmë, dmth kur sillemi sipas pritjeve dhe standardeve të tjerëve.

Këtë e kemi bërë shpeshherë duke i fshehur, mohuar, shtypur emocionet dhe nevojat tona të vërteta, në mënyrë që të përshtatemi dhe të mbijetojmë në botën e egër përreth nesh.

Ndjenja e të qënit i/e pavlerë, i/e papranuar, është ngulitur aq thellë brenda nësh, sa që ne e besojmë dhe ia themi vetes çdo ditë, në mënyrë të pavetëdijshme dhe të pahetueshme.

Si na dëmton kjo?

Na dëmton duke kërkuar shumë më pak se që mëritojmë nga jeta dhe nga tjerët.

Dukë u përpjekur shumë më pak për të realizuar veten, në krahasim me potencialin që kemi.

Duke u përpjekur që t’i kënaqim të tjerët dhe nuk vendosim kufijtë tonë personal.

Duke duruar keqtrajtimin, manipulimin dhe shpeshherë edhe abuzimin nga të tjerët, sepse nuk besojmë se meritojmë më mirë. Rrjedhimisht nuk kërkojmë më mirë. Kjo mund të shfaqet në marrëdhëniet që kemi në familje, shoqëri, me partnerin apo edhe me koleget dhe punëdhënësin.

Duke abuzuar me alkool, droge apo duke luajtur bixhoz, sepse duam t’i ikim realitetit tonë të brendshëm apo t’i maskojmë ndenjat tona ndaj vetes.

Instinktet tona për të mbrojtur, rritur dhe zvilluar veten, bëhen të korruptuara dhe ne bëhemi vetë-tradhtarë në jetën tonë të përditshme.

Çfarë mund të bëjmë:

Ne mund të vendosim qëllimin për të parë se si po e trajtojmë veten në baza ditore, në mënyrë që të bëjmë ndryshime në marrëdhënien tonë me veten dhe të hedhim poshtë modelet e tradhtisë ndaj vetes që kemi adoptuar gjatë viteve.

Nëse ju duhet ndihmë për të ndryshuar në këtë drejtim, nuk është dobësi, por mençuri të kërkoni ndihmë tek një psikolog apo psikoterapist. Është hapi i parë i kujdesit ndaj vetes.

Brikena Krasniqi Hoti

Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë