Si të njohim simptomat dhe si trajtohet devijim i septumit “kërcit” nazal - Gazeta Express
string(71) "si-te-njohim-simptomat-dhe-si-trajtohet-devijim-i-septumit-kercit-nazal"

Shneta

Gazeta Express

03/09/2021 13:43

Si të njohim simptomat dhe si trajtohet devijim i septumit “kërcit” nazal

Shneta

Gazeta Express

03/09/2021 13:43

Statistikat tregojnë se janë të shumtë personat të cilët kanë deviacion të septumit nazal, (rreth 75% e popullsisë), por shumë prej tyre nuk e dinë që e kanë.

Ҫfarë është Septumi nazal dhe çfarë konsiderojmë me deviacion të tij?

Lexo Edhe:

Septumi nazal është muri ndarës që ndan zgavrën e hundës në dy pjesë të barabarta. Septum ideal është kur ai pozicionohet në mes të zgavrës së hundës duke e ndarë atë në mënyrë të barabartë, ndërkohë në rastet kur ky mur ndarës është i zhvendosur disi më shumë në të majtë ose në të djathtë, duke ngushtuar njërën nga kavitetet e hundës, atëherë kemi të bëjmë me devijacion të septumit nazal.

Shkaqet që çojnë në devjacion të spetumit nazal mund të jenë të lindura ose të fituara, të fituara janë rastet që devjacioni shfaqet si pasojë e ndonjë aksidenti apo traume në hundë.

Cilat janë simptomat e Deviacionit të Septumit Nazal?

– Vështirësi në frymëmarrje – Devijimi i septumit nazal bën të vështirë kalimin e ajrit nga njëra anë e hundës duke vështirësuar në këtë mënyrë frymëmarrjen.

– Dhimbje koke – Për vetë faktin që ajri nuk arrin të qarkullojë lirshëm në kavitetin nazal kjo bën që herë pas here të ndjeni kokën si të rëndë. Pra presioni që ushtrohet në hundë për shkak të bllokimit të herëpashershëm të tyre çon në dhimbje të kokës përfshirë edhe Migrenë.

– Gjakrrjedhje (hemorragji) nazale – Në rastet e një spetumi të shtrembër (devijuar), ajrit, që të qarkullojë lirshëm në hundë i duhet një kohë më e gjatë gjë që çon edhe në tharjen e membranave të hundës. Mungesa e lagështisë së mjaftueshme bën që personi të përjetojë gjakrrjedhje (hemorragji) nga hunda.

– Infeksion të sinuseve – Sa më të bllokuara të jenë rrugët e frymëmarrjes aq më shumë rriten shanset që kjo kategori pacientësh të zhvillojë infeksione të sinuseve.

– Gërrhitje/gjumë me ndërprerje –Deviacioni i septumit nazal bën që gjatë gjumit të keni frymëmarrje të zhurmshme dhe gërhitje.

Si trajtohet?

Trajtimi i kësaj patologjie realizohet në rrugë kirurgjikale,ndërhyrje kirurgjikale e njohur si “ Septoplastika”. Është ndërhyrje e thjeshtë, e padhimbshme dhe koha e rekuperimit është shumë e shkurtër.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web