Najada Çomo i dorëzon dorëheqjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve - Gazeta Express
string(65) "najada-como-i-dorezon-doreheqjen-komisionit-qendror-te-zgjedhjeve"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2021 13:02

Najada Çomo i dorëzon dorëheqjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2021 13:02

Shefja e Infektivit Najda Çomo e cila doli deputete nga zgjedhjet e 25 prillit, ka vendosur përfundimisht të mos e heqë bluzën e bardhë edhe për disa kohë.

Ndërkohë pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se ajo i ka paraqitur dorëheqjen, Çomo ka paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Me largimin nga mandati të Çomos, i hapet rruga e futjes në Kuvend Mimi Kodhelit, kandidatja grua më e votuar që mbeti jashtë parlamentit pas publikimit të rezultateve zgjedhore.