E shkuara e ''hajdutit serial'', u lirua nga burgu para dy muajsh, sot u arrestua pasi vrau Xhuljano Bullarin - Gazeta Express
string(103) "e-shkuara-e-hajdutit-serial-u-lirua-nga-burgu-para-dy-muajsh-sot-u-arrestua-pasi-vrau-xhuljano-bullarin"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2021 16:54

E shkuara e ”hajdutit serial”, u lirua nga burgu para dy muajsh, sot u arrestua pasi vrau Xhuljano Bullarin

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2021 16:54

Bledar Selmanaj ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme si autori kryesor i vrasjes së Xhuljano Bullarit katër ditë më parë në Vlorë.

Bëhet me dije se Selmanaj është një emër shumë i njohur për autoritetet shqiptare, pasi ka qenë i dënuar disa herë.

Vite më parë ai ka qenë i akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë. Ai është etiketuar edhe si “hajduti serial”. 39-vjeçari vidhete sende nëpër banesa dhe më pas i dërgonte në dyqane dhe i shiste.

Ai është dënuar në vitin 2012 për një sërë vjedhjesh, që i kryente në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Vlorë e Fier. Selmanaj ishte liruar nga burgu para dy muajsh.

Në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari dyshohet se konflikti ka nisur për çështje droge dhe borxhe parash. Viktima i ka pasur para borxh autorit dhe ka qenë pikërisht kjo shumë parash që ka cuar edhe në ekzekutimin e të riut.

Kujtojmë që autori u arrestua ditën e sotme në zonën e “Bllokut” në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e Selmanajt, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, është gjetur e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.