string(110) "behgjet-pacolli-bie-ne-kontakt-me-personin-qe-e-ndihmoi-policine-ta-kapte-dardan-krivaqen-do-ta-shperbleje-ate"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2021 19:11

Behgjet Pacolli bie në kontakt me personin që e ndihmoi policinë ta kapte Dardan Krivaqën, do ta shpërblejë atë

Lajme

Gazeta Express

24/08/2021 19:11

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka arritur të bie në kontakt me personin që i ndihmoi policisë ta kapte Dardan Krivaqën, të dyshuarin për vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Pacolli gjatë ditës ka thënë se do të ofrojë shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares, shkruan Gazeta Express.

Kësisoj, këshilltari i tij, Naim Murseli, ka bërë me dije se Pacolli ka rënë në kontakt me personin që e lajmëroi policinë për ta kapur të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqën.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, ka bërë me tutje ai.

Përgjatë së martës, policia ka arritur ta arrestojë Krivaqën në fshatin Dardani në Ferizaj. /Gazeta Express/