Organizata QIKA iu bën thirrje mediave të mos e ftojnë më si analist Xhevdet Pozharin - Gazeta Express
string(83) "organizata-qika-iu-ben-thirrje-mediave-mos-ta-ftojne-me-si-analist-xhevdet-pozharin"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2021 16:32

Organizata QIKA iu bën thirrje mediave të mos e ftojnë më si analist Xhevdet Pozharin

Lajme

Gazeta Express

23/08/2021 16:32

Organizata QIKA u bën thirrje mediave që të mos e ftojnë më në debate televizive, në rolin e analistit, Xhevdet Pozharin, për shkak të gjuhës së përdorur pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Sipas kësaj organizate, gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Pozhari shkruan ndër të tjera se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar organizata QIKA, duke kërkuar nga mediat që mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene.

“Gjuha e përdorur nga analisti Xhevdet Pozhari normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave. Dënojmë ashpër këtë gjuhë dhe kërkojmë nga mediat që të mos të ofrojnë hapësirë për individë me qëndrime të tilla mizogjene”, thuhet në reagimin e tyre.